Greqia në mënyrë absurde ka shtuar numrin e masave të njëjta ndaj gazetarëve shqiptarë. Kërkojmë reagimin e shtetit shqiptar dhe organizatave ndërkombëtare të lirive themelore.
Tiranë 24.11.2025
Përmes një dokumenti të firmosur dhe vulosur nga autoritetet e kontrollit kufitar, në pikën e kalimit në Kakavie, gazetarit investigativ Artan Hoxha i është konfirmuar urdhri i shpalljes si person i padëshiruar në Greqi.
Arsyeja e konfirmuar në dy gjuhë, në letrën që i është dhënë gazetarit është shprehur të jetë se:
“Cënon sigurinë e brendshme të BE-së (ose të një shteti të vetëm të BE-së)”.
Asnjë sqarim tjetër specifik nuk i është komunikuar gazetarit të shpallur si person i padëshirueshëm dhe me rrezikshmëri për shtetin grek. Gazetari Hoxha nuk ka pasur dhe nuk ka qenë asnjëherë në ndjekje penale apo me probleme ligjore në këtë shtet, apo në ndonjë gjykatë të vendeve të BE.
Kjo është një masë ekstreme, por që shton numrin e gazetarëve shqiptarë të ndaluar të shkelin në teritorin e Republikës së Greqisë. Prej shumë vitesh një masë e tillë është shpallur për gazetarin e njohur Marin Mema. Sikundër njëjtë i është komunikuar urdhëri edhe Enrik Mehmetit.
Ndërkohë që kohë pas kohe gazetarë të ndryshëm janë penguar dhe mbajtur në seanca intervistimesh nga punonjës të policisë dhe shërbimeve greke në pikat kufitare dhe ato aeroportuale të shtetit fqinj, pa u dhënë arsye zyrtare të pengimit apo vonesës për kalim kufitar.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë prej vitesh ka ripërsëritur kërkesat për dhënien e arsyes zyrtare ndaj këtyre masave ekstreme ndaj gazetarëve shqiptarë.
UGSH u është drejtuar për solidaritet dhe reagime organizatave ndërkombëtare të gazetarëve si dhe institucioneve diplomatike.
Eshtë momenti që për këto raste të shtuara, Ministria jonë për Europën dhe Punët e Jashtme të kërkojë shpjegime dhe të aktivizojë mekanizmat e veta paritare, duke kërkuar shpjegime dhe mundësisht të ofrojë mbështetje për proceset e ndjekjes së çështjeve në rrugë ligjore.
UGSH shpreh dyshimin se segmente dhe individë të ekstremizmit politik dhe nacionalist në Greqi ndikojnë mbi struktura të shërbimeve dhe policisë greke për hartim listash të gazetarëve shqiptarë, që mbrojnë dhe raportojnë për të vërteta historike të shqiptarëve në Greqi dhe për afera dhe kriminalitet politik të homogjenëve grekë të shndërruar në shtetas grekë pas viteve ‘90-të.
Aktet e ndalimit dhe të shpalljes së gazetarëve si persona të rrezikshëm dhe të padëshirueshëm, nga shtete fqinje si Greqia, janë precedentë të rrezikshëm dhe sjellje kundër lirisë së qarkullimit, shprehjes së lirë dhe raportimit mediatik.
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
***
The Union of Albanian Journalists (UGSH) reacts to the decision of the Greek border authorities to declare journalist Artan Hoxha a persona non grata.
Greece has absurdly increased the number of similar measures taken against Albanian journalists. We call for a reaction from the Albanian state and from international organizations for fundamental freedoms.
Tirana, 24.11.2025
Through an official document signed and stamped by the Greek border control authorities at the Kakavija crossing point, investigative journalist Artan Hoxha has been notified of an order declaring him a persona non grata in Greece.
The reason stated in the bilingual document handed to the journalist is the following:
“He threatens the internal security of the EU (or of an individual EU member state).”
No other specific explanation has been provided to the journalist who has been declared an undesirable and dangerous person for the Greek state. Journalist Hoxha has never been under criminal investigation, nor has he ever had any legal issues in Greece or in any EU country.
This is an extreme measure which adds to the growing number of Albanian journalists prohibited from entering the territory of Greece. Such a measure has for many years been imposed on well-known journalist Marin Mema. The same order has also been communicated to Enrik Mehmeti.
Meanwhile, various journalists have repeatedly been stopped and held for interviews by Greek police and intelligence officers at border points and airports, without being given any official reason for their detention or delay in crossing the border.
The Union of Albanian Journalists has for years reiterated its requests for an official explanation regarding these extreme measures taken against Albanian journalists.
UGSH has reached out for solidarity and reaction from international journalists’ organizations as well as diplomatic institutions.
It is time for our Ministry for Europe and Foreign Affairs to seek explanations and activate its bilateral mechanisms in response to these increasing cases, requesting clarification and, if possible, offering support for pursuing these matters through legal channels.
UGSH expresses its suspicion that segments and individuals of political and nationalist extremism in Greece are influencing intelligence and police structures in drafting lists of Albanian journalists who report and defend historical truths about Albanians in Greece, and who report on affairs and political criminality involving Greek homogeni who became Greek citizens after the 1990s.
Acts of banning and declaring journalists as dangerous and undesirable persons by neighboring states such as Greece are dangerous precedents and constitute behavior contrary to freedom of movement, freedom of expression, and media reporting.
Information Office
Union of Albanian Journalists (UGSH)


