Julian Sulo, i njohur ndryshe edhe si ‘Juli i Pashakos’, ishte shënjestër e një atentati sot në qytetin e Lushnjës.
Sulo, i cili mbeti i plagosur në këmbë, pas ngjarjes është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij.
Megjithatë sipas raportimeve 45-vjeçari deri më tani ka heshtur para uniformave blu, duke mos dhënë asnjë informacion.
Nga ana tjetër policia ka shoqëruar edhe 6 persona në Komisariat në lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve në zonë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen, ndërsa autorët vijojnë të jenë ende në kërkim.

