Avokati Idajet Beqiri ka komentuar krimin shtetëror të 21 Janarit, ku nga plumbat e shtetit u vranë 4 protestues. Kryeministër i kohës, ishte Sali Berisha, i cili së fundmi është paraqitur në SPAK për të dhënë llogari për plumbat që u lëshuan mbi protestuesit nga godina e kryeministrisë.
Avokati thotë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po vonon hetimet dhe se nuk po vepron koherent me ligjin. Kjo e fundit thotë Beqiri, vjen pasi Berisha si një ndër personat kyç të këtij krimi shtetëror, nuk ka marrë ende statusin e të pandehurit.
“Dosja e 21 janarit nuk po ecën s9ic duhet dhe këtu ka përgjegjësi të rëndë SPAK që po justifikon atë mos nisjen e procedimin penal në fillim dhe tani duan të bëjnë të besueshme ato pandemat e tyre të fillimit. Në këtë kuadër, hetime po ecin ngadalë. Nuk janë pyetur një numër i konsiderueshëm dëshmitarësh.
Thirrja e Berishës ishte e vonuar dhe përsëri vonesë duket dhe në atë që një person thirret për të dhënë deklarime që është dhe i akuzuari kryesor, ai mbasi thirret, ai duhet të ishte sot nën hetim. SPAK po i le shteg që persona të tjerë, që janë pjesëtarë të këtij krimi, tashmë të dalin dhe të hiqen sikur kanë dijeni që gjoja do të ndihmojnë procesin si Meta”, tha avokati në ‘Studio Live’ në Report Tv.
Beqiri gjithashtu komentoi dhe kërkesën e Ilir Metës për tu vetëofruar për të dhënë shpjegime për 21 Janarin, i cili në atë kohë ka pasur funksionin e zëvendëskryeministrit. Avokati tha se Meta është një ndër arsyet që solli kryengritjen e qytetarëve, pas skandalit publik ku Meta dhe Dritan Prifi bënin pazar për 700 mijë euro në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral. Avokati thotë se Meta atë ditë, ka qenë ai që i ka dhënë kurajë Berishës për të urdhëruar vrasjen e protestuesëve.
“Ilir Meta e bën për dy qëllime, e para, Meta e di që ishte ai që një ndër shkaqet që njerëzit u dyndë bulevardit dhe e mbytën Tiranën me atë protestë masive. Shqiptarët e kapën me korrupsion me kamera me 700 mijë euro në dorë. Meta ishte njeri që i dha guxim kriminal Berishës. Nëse janë zhdukur serverat dhe filmimet, ato u morën dhe janë në një USB.
Meta ka komunikuar me Berishën në atë kohë dhe telefonat nuk janë marrë se i bllokuan hetimet. Nuk i nisi hetimet Ina Rama atëherë për Berishën, Metën dhe Bashën. Nëse do të merrej telefoni do të dilte kur Meta i ka thënë ‘doktor zhduki 5-6 nga këto kokpalarët që të shpëtojmë prej tyre’. Meta duhet të shkojë në SPAK se është bashkëpunëtor në vrasje”, tha Idajet Beqiri.
Ndër të tjera, avokati thotë se SPAK është i mbyllur nga politika, konkretisht nga Sali Berisha, i cili u ushtron presion prokurorëve, të cilët i ka blerë me para në favor të interesave personalë
“Kjo është një çështje nga më të hetuarat. Nëse ka krim më të dukshëm dhe që është i provuar si kurrë më parë, është ngjarja e 21 janarit. U zhvilluan në sy të mijëra njerëzve, të mediave. Disa media me ndërhyrjen e Berishës dhe një televizion kombëtar, u dëgjua dhe ka dëshmitarë okularë, kur njëri nga gardistët tha ‘e vrava njërin’.
Një pjesë e SPAK janë kthyer si adoleshentë që merren me telefona nga mëngjesi në darkë. Por të mos ishin telefonat ato i bie të ngelnin pa punë se vetëm me telefona po merren. Gërdeci nuk është çështje telefoni.
SPAK-u është i mbërthyer nga politika. Këta ishin dhe dje kur u vranë 200 bijë nënash në Tropojë, po këta prokurorë ishin që nuk bënë asgjë. Këta ishin dhe tek Gërdeci. Këta janë mësuar me atë frymë, e kanë pasur presionin e lartë nga politika, nga Berisha se i ka blerë dhe me para, i ka emëruar në detyra, ngritjet në detyrë i bën Ergita Berisha.
Akti që nuk arrestohet për Gërdecin, që i dogji të gjallë njerëzit, që nuk goditet për 21 Janarit që bëri atë masakër shtetërore, apo për krimet kundër njerëzimit në ’97. SPAK është në gjumë. Del tani drejtuesi i SPAK dhe thonë ne a bëjnë presion. Kur thua këtë ti duhet të zhdukesh se nënkupton q e paske ngrënë presionin”, tha Beqiri.

