Pasuria e ‘sheikut’ Gjin Gjoni si deputet, dy vila 1.3 milionë euro, qindra mijëra euro hua të dyshimta dhe misteri i një shtëpie në Rolling Hills

6 Minuta Lexim

Nga një prej më të pasurve të drejtësisë, Gjin Gjoni tashmë rezulton mes deputetëve më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni, i njohur si sheiku i drejtësisë, posedon një pasuri me vlerë miliona euro. Në deklaratën e tij të plotë të pasurisë si deputet të siguruar nga Prapaskena (deklarimi i plotë i pasurisë para fillimit të detyrës), Gjin Gjoni, përpos të tjerave deklaron dy vila me vlerë rreth 1.3 milionë euro.

Si burim të ardhurash për justifikimin e pasurisë, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi deklarojnë të ardhura nga pagat, bizneset dhe qiratë. Çifti ka dhënë qindra mijëra euro hua të dyshimta. Nuk dihet kemi të bëjmë me një marifet për të shmangur taksat apo me përfshirje të mundshme në fajde. Zonja Çaushi është aksionere në 7 kompani, përfshirë edhe ADFD me vlerë 1.6 milionë euro.

Pasuria e Gjin Gjonit si deputet

Truall + ndërtesë, 2516 m2, 914 mijë euro (50 %)

Truall + ndërtesë, 970 m2, 420 mijë euro (50)

Huadhënie, 40 mijë euro, 15 mijë euro

Huadhënie, 4 mijë euro, 6 mijë euro

Huadhënie, 10 mijë euro, 7 mijë euro

Huadhënie, 30 mijë euro, 7 mijë euro

Huadhënie 9 mijë euro, 11 mijë euro

Huadhënie, 20 mijë euro, 11 mijë euro

Kredi, 400 mijë euro

Bashkëshortja Elona Çaushi

Apartament 70 m2, 111 mijë euro

Apartament 175 m2, 30 mijë euro

Aksione ALBANIA DUTY FREE

DISTRIBUTION, 1.6 milionë euro

Të ardhura nga qiraja 68 mijë euro

Të ardhura nga qiraja 95 mijë euro

Huadhënie, 33 mijë euro, 30 mijë euro

Huadhënie, 40 mijë euro, 60 mijë euro

Huadhënie, 7.5 mijë euro, 30 mijë euro

Huadhënie, 68 mijë euro, 2.5 mijë euro

Huadhënie, 2.5 mijë euro, 18 mijë euro

Huadhënie, 9 mijë euro, 5 mijë euro

Huadhënie, 5 mijë euro, 60 mijë euro

Huadhënie, 1.6 mijë euro, 3.9 mijë euro

Huadhënie, 6 mijë euro, 10 mijë euro

Huadhënie, 6 mijë euro, 1.5 mijë euro

Huadhënie, 2.8 mijë euro, 25 mijë euro

Huadhënie, 1.5 mijë euro, 1 mijë euro

Huadhënie, 1.5 mijë euro, 2 mijë euro

Huadhënie, 4.3 mijë euro, 9 mijë euro

Huadhënie, 15 mijë euro, 6 mijë euro

Huadhënie, 40 mijë euro, 20 mijë euro

Huadhënie, 30 mijë euro, 8.5 mijë euro

Huadhënie, 11.5 mijë euro, 15 mijë euro

Huadhënie, 16.7 mijë euro, 17 mijë euro

Huadhënie, 17 mijë euro, 12 mijë euro

Llogari bankare, 15 mijë euro, 19 mijë euro.

Kartë krediti, 10 mijë euro.

Aksione në kompanitë; Agro Gjoni, Luxury Diverse, Albcos Albanian Cosmetics, Best Buy Drug Store, Bio Gourmet dhe Prestige Group.

Fshehja e vilës në Farkë

Në vitit 2014, Gjin Gjoni u kallëzua penalisht nga ILDKPI për deklarim të rremë, falsifikim të dokumenteve, pastrim të produkteve të veprës penale etj. Sipas ILDKPI, Gjin Gjoni, deri në vitin 2014, kishte fshehur mbi 2 milionë euro pasuri. ILDKP pretendonte se Gjin Gjoni, përpos pasurive të tjera, kishte blerë edhe një vilë me vlerë 700 mijë euro në Farkë, në vitin 2012, me burim të dyshimtë.

Në maj të 2014, dosja e bujshme i kaloi Prokurorisë së Elbasanit, e cila regjistroi procedimin penal me nr: 1098 për dy vepra penale: “falsifikim të dokumenteve” dhe “fshehje të pasurisë”.

Gjin Gjoni e bllokoi prokurorinë me disa lëvizje procedurale dhe arriti ta mbyllte çështjen me lehtësi.

Megjithatë, në kuadër procedimit penal, Prokuroria e Elbasanit pyeti Gjin Gjonin dhe Elona Çaushin rreth pretendimeve të ILDKP për pasurinë e tyre.

Sipas dosjes, Gjin Gjoni deklaroi para prokurorit se, së bashku me bashkëshorten kanë realizuar kontratën për blerjen e vilës në Farkë, por më pas e ka anuluar kontratën, pasi nuk ka pasur para për të paguar këstet dhe se nuk i ka pëlqyer çmimi.

Pra, Gjin Gjoni, tha se nuk kishte vilë.

Gjin Gjoni ka pohuar në prokurori ndër të tjera se “Për sa i përket pikës 7 të kallëzimit penal që ILDKPKI pretendon se është deklarim i rremë nuk qëndron, pasi nga ana ime dhe bashkëshortes sime rezulton se është deklaruar kontrata e sipërmarrjes dhe e porosisë me nr. 1416 Rep dhe nr. 167 datë 24.04.2012 sipas deklarimeve të realizuara në deklaratën e pasurisë së vitit 2013… Kontrata me vlerë 700 000 euro është zgjidhur duke u anuluar me kontratën e dytë të lidhur pas saj. Zgjidhja e kontratës është bërë për shkak të mospëlqimit të çmimit”.

Gjin Gjoni e dha dorëheqjen në përfundim të lejes dyvjeçare prindërore që mori nga ish-KLD-ja në vitin 2018, ku ishte anëtar edhe vetë, ndërsa Ilir Meta ishte kryetar.

Në tetor të vitit 2020, Gjin Gjoni regjistroi në QKR studion e avokatisë “G&G LAW FIRM”. Në dokumentet e regjistrimit, ish-gjyqtari deklaron edhe adresën e banimit, që është pikërisht; ‘Rolling Hills’, Vila nr. 69, Farkë, Tiranë.

Ka dyshime të forta se Gjin Gjoni e ka anuluar fiktivisht kontratën për blerjen e vilës, duke e kaluar formalisht në emër të dikujt tjetër, për t’i shpëtuar veprimit të drejtësisë, pasi nuk e justifikon me burime të ligjshme. (Prapaskena)

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull