Gjatë natës qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë dhe erëra të forta në disa zona.
Në bashkinë e Shkodrës ka pasur reshje dhe erëra të forta gjatë natës, por nuk raportohen dëmtime apo situata problematike.
Në Malësinë e Madhe, Vaun e Dejës dhe në Pukë nuk ka pasur raportime për situata emergjente. Ndërsa në Fushë-Arrëz ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra, prezencës së ujit, gurëve dhe dherave në rrugët rurale.
Në përgjithësi, pavarësisht motit të keq, të gjitha bashkitë raportojnë situatë të qëndrueshme dhe pa probleme të reja emergjente.

