Meta kërkoi të merret në pyetje për “21 Janarin”, Berisha: Mund të ketë informacione si zv.kryeministër

2 Minuta Lexim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është vetëofruar të jetë dëshmitar në hetimet për “21 Janarin”, ku pretendon se ka informacione që nuk kanë dalë në dritë.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i pyetur nga mediat në lidhje me këtë fakt, u shpreh se Meta edhe mund të ketë informacione pasi në atë kohë ishte zëvendës kryeministër, teksa shtoi se në atë kohë i ka shkuar në zyrë dhe i ka deklaruar se do të japë dorëheqjen.

“Së pari, dihet botërisht se Edi Rama për të organizuar 21 Janarin manipuloi dhe falsifikoi një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti, sipas të cilit Ilir Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte drejtën e tij.

Sali Berisha, kryeministër, së pari, kishte dëgjuar Drtian Priftin ose i ishte kërkuar të emëronte në një detyrë të rëndësishme ose ndryshe kishte një regjistrim. Fjala ime ishte ‘nxirre sa të dalësh nga ana ime’. Cilido që heton këtë çështje ka të qartë se ishte pjesë e skenarit të dhunës më 21 Janar, skenaristi del vetë Edi Rama. Se çfarë di Ilir Meta, mund të dijë se ishte zv.kryeministër.

Por Ilir Meta, me datë 14-15 Janar, para 21 Janarit erdhi në zyrën time dhe më tha që do jap dorëheqjen. Më tha që në prokurori nuk shkoj si zv kryeministër. Ishin standarte të tjera ato, jo si Ramaduro që vrapon për të ruajtur prapanicën e vet. Tha do shkoj tek prokurori si qytetar i thjeshtë dhe unë e përgëzova.

Sa i përket përgjegjësisë nuk kam, një skenar i tillë i dhunshëm natyrisht i pari i paprecedentë ndonjëherë”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull