“Të gjithë thonë deputeti- deputeti, por ‘ujku’ të than” – Erion Braçe kërkon hetim të pasurisë për drejtorët e Tatimeve dhe Doganave

3 Minuta Lexim

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkon që në ligjin për kontrollin e pasurisë të futen edhe drejtorët e Tatimeve apo të Doganave.

Në Komisionin e Ekonomisë, ku u diskutua  projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, Braçe tha se disa gjëra tek deputeti duhet të kufizohen, por jo në ekstrem. Sipas tij, gjithçka është në rregull nëse ai deklaron të ardhurat e tij.

“Ka deputetë që vijnë nga zonat rurale, ka hektarë tokë, do ti bëjë hyzmetin asaj gjëje, se nuk ka krahë pune tjetër atje.  Pse do marrë punëtorë ai, të lejë nam?

Deputeti si beu që shfrytëzon krahun e punës. Nuk shkon. Janë ca gjëra që duhen kufizuar tek deputeti, por nuk mund të shkohet në ekstrem. Për sa kohë ai deklaron të ardhurat.

Ne kemi futur disa kategori që nuk janë në ligjin për kontrollin e pasurive. Nuk janë këto të tatimeve dhe doganave, nuk janë atje. Nëse u fusim këtu, duhet ti çojmë edhe atje.

Të gjithë turren deputeti-deputeti, po ujku vazhdo ujku atje që të than”, tha Braçe.

Deputeti socialist u ndal tek diferencimi që po bëhet mes deputetëve dhe drejtorëve, me pozicione në institucionet shtetërore.

“Atë po i thoja një kolegu këtu matanë, që ka pantallona me arna që janë për modë dhe bëjnë 400 euro, si do të përcaktohet ky stili i jetesës, ka tuta që bëjnë 1000 euro, ka dhe tuta që bëjnë 50 euro.

Ka disa përcaktime që mund të krijojnë konflikte. Deputetit tuaj i ndalohet të kryejë çdo detyrë tjetër, përvec mësimadhënies, të japë vetëm mend, veç kësaj nuk do t’i lejohet gjë”, tha Braçe.

“Fusha e veprimit të një deputeti është e përcaktuar qartë në kushtetutë, në statusin e deputetit. Ndërkohë një deputet nuk është njësoj si një drejtor, qoftë rregullatori që menaxhon interesat e drejtpërdrejta, por nuk është as i njëjtë  me një drejtor agjencie ekzekutive qeveritare.

Një vit deputeti dhe një vit drejtori që prej 10-12 vitesh, ka menaxhuar interesa të drejtpërdrejta, në cilindo sektor, ka menaxhuar tendera e me radhë, nuk shkon ndalimi.

Kur kemi diskutuar për këtë gjë në një komision që u krijua në parlament në fillim të këtij vit, kemi diskutuar për të mbrotjur veprimtarinë aktuale të secilit drejtues në momentin që del.

Por ta lësh një drejtor që ka menaxhuar miliona euro, vetëm një vit pa u punësuar në një kompani private në sektorin që ka mbuluar nuk shkon. Prandaj me gjej me të drejtë pyetjen që bën kolegia”, vijoi ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull