Detaje të reja tronditëse për shqiptarin që përdhunoi të renë greke, një vit më parë sulmoi një të moshuar: Më ndoqi deri në shtëpi dhe uli pantallonat

2 Minuta Lexim

Pas arrestimit të 45-vjeçarit shqiptar Spartak Dyrmishi, i akuzuar për dhunë dhe abuzim seksual ndaj grave e vajzave, kanë mbërritur denoncime të tjera në policinë greke.

Mesditën e djeshme, një 67-vjeçare ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Kifisisë dhe ka denoncuar se në gusht të vitit 2021 ishte sulmuar në Lutraki nga një burrë i panjohur. Ajo thotë se pasi ka parë në media fotografinë e shqiptarit të arrestuar, ka arritur ta identifikojë si personin që 1 vit më parë kryente veprime të turpshme përballë saj.

Gjatë denoncimit, përshkroi se si ndodhi ngjarja në fillim të gushtit 2021. Ajo kishte dalë në mëngjes dhe i panjohuri e kishte ndjekur deri në shtëpi, kishte ulur pantallonat dhe ishte masturbuar para saj. Por e moshuara ka arritur të hapë derën e shtëpisë dhe të futet me shpejtësi brenda ndërsa shqiptari nuk kishte tentuar që të hynte.

Pasi pa fotografinë, u shpreh se arriti ta identifikonte përmes tatuazhit dhe disa tipareve të fytyrës. Ndërkohë vijojnë hetimet për akuzat për përdhunim apo ngacmime seksuale.

Një ditë më parë, Spartak Dyrmishi, i shpallur në kërkim nga autoritetet greke, u arrestua nga policia e Vlorës. I akuzuar si abuzues seksual, autori kaloi kufirin greko-shqiptar nga stacioni kufitar i Kakavisë në orët e para të 27 tetorit, përpara se të identifikohej nga autoritetet greke.

Për tu arratisur nga vendngjarja, Dyrmishi u nis drejt Vlorës në banesën e nënës ndërsa vetë ishte i divorcuar. Ishte nëna, e cila së bashku me motrën e saj i ngritën kurth duke i dhënë celësat e shtëpisë forcave blu.

Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në mënyrë që të marrë dënimin nga shteti fqinj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull