VIDEO/ Kryeministri Rama shpërndan pamje nga festimet e pavarësisë në Vlorë

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga koncerti i organizuar në sheshin e Flamurit në Vlorë, ku ansamble nga trojet shqiptare interpretuan këngë dhe valle popullore.

Mijëra qytetarë nga Vlora, qytete të tjera të vendit, por edhe nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po qëndrojnë sot në qytetin bregdetar për të festuar këtë festë të madhe mbarëshqiptare.

Pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit nga autoritetet e larta shtetërore qytetarët vizituan Muzeun Kombëtar të Pavarësisë si dhe ndoqën koncertin në sheshin e Flamurit me pjesëmarrjen e trupave artistike popullore nga Vlora, Shkupi, Gostivari, Vitia, Rogova, Deçani, Ulqini, Dibra etj.

Artistët e veshur me veshjet popullore të krahinave të tyre përcollën emocione me interpretimet e tyre të folklorit shqiptar.

Atmosfera festive vijon sot në të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit të Vlorës, por jo vetëm, në të gjithë Shqipërinë festa ka ekzaltuar popullin.

https://web.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1387022152833999

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull