Pas ceremonisë së varrimit, familja e Shpatit ka një njoftim

1 Minuta Lexim

Shpat Kasapi u përcoll drejt banesës së fundit të dielën e 30 dhjetorit, dhe familja e tij ka bërë një njoftim prekës për të gjithë dashamirët e muzikës së tij dhe publikun e gjerë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, familja fton njerëzit t’i bashkohen të pames në nderim të figurës së Shpatit. Pamja do të mbahen sot, nesër dhe pasnesër nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup. Mesazhi i familjes ka qenë veçanërisht emocional.

 

“Të nderuar miq, familjarë dhe dashamirës të muzikës së krijimtarisë së Shpatit. Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi Lamtumirë asnjëherë, por faleminderit për atë që ishe”,-thuhet në njoftim, duke shprehur mirënjohje të thellë për jetën dhe trashëgiminë e tij.

Familja Kasapi e ka mbyllur mesazhin me fjalët: “Me respekt, Familja Kasapi,” duke konfirmuar dëshirën për të ndarë kujtimet e tyre me të gjithë ata që e donin artistin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull