Qëllime personale, i ka në interes të vet/ Berisha pyetet për lëvizjen e Salianjit: PD, parti me Statut dhe forume

1 Minuta Lexim

Gjatë konferencës së sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha, u pyet lidhur me nisjen e takimeve nga ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Berisha ka qenë i prerë dhe i ka quajtur ato takime për qëllime personale, duke u shprehur se PD është parti me Statut dhe me forume.

“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikim më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve është strikt privat pas asnjë lidhje me PD. PD është parti me statut, institucione dhe forume. PD do të ketë një debat të hapur për cilindo anëtar dhe drejtues. Për qëllime private personale, organizohen takime janë vetëm në interes të vetin dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë. Ky rregull është për çdo forcë politike në botë’, tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull