Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi “foltoren” e Ervin Salianjit, që sipas tij “ishte një axhendë personale”.
Në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, Berisha falënderoi strukturat e PD në Durrës, që sipas tij “nuk u mashtruan nga axhenda personale e Salianjit”.
“Asnjë deputet nuk ka nisur asnjë foltore, është një anëtar kryesie që ka një axhende personale.
Në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme.
Ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizë. Këto, ai do të ketë axhende personale. Le ta vazhdojë deri në fund.
I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një axhende strikte personale.
Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim me te madh.
Keto 4 vite militanti demokrat, këto vite ka votuar sa kurre ne ekzistencen e tij dhe vota është mënyra e dëgjimit”, tha Berisha.
“Ai po ndjek një agjendë personale dhe kaq. I përgëzoj demokratët e Durrësit që e braktisën.
Ata ishin një grup të pakënaqurish sepse nuk u futën në listat për deputetë.
Kishte të tjerë që punuan për PS-në dhe kanë frikë për analizën që u bë.
Prandaj duhet analiza në parti, sepse ata që i kanë tradhtuar militantët, sigurisht që do japin hesapin para strukturave. Ata që morën pushimet turistike në fushatë.
Do ketë një llogaridhënie të plotë nga të gjithë strukturat”, tha ndër të tjera Berisha.
Ndërsa i pyetur nga gazetarët a ndihet i sfiduar nga lëvizja që Ervin Salianjit, kreu i PD u përgjigj duke qeshur dhe me ironi: “Mos e pyet”.

