“Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi nuk luajnë në Kombëtare se nuk kanë mikun e duhur”

2 Minuta Lexim

“Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi nuk luajnë në Kombëtare se nuk kanë mikun e duhur”. Kjo është akuza që bën në studion e Mega Sport nga Altin Sulçe në A2 CNN menaxheri Mario Cenolli, i cili punon në Londër.

“Mbase djali nuk ka miqtë e duhur për të luajtur kombëtare. Anis është një djalë i mrekullueshëm, me një familje të mrekullueshme. Po e tregon veten në një ligë të fortë siç është Championship-i anglez, që besoj është një nga kampionat më të forta për mendimin tim në Europë. Deri tani ka luajtur  shkëlqyeshëm por siç e thatë edhe trajneri ka thënë edhe vetë që unë kam shumë bollëk në krahun e djathtë të majtë”, tha Cenolli. Kur të ftuarit e tjerë të studio i përmendën edhe rastin e Ernest Muçit, i cili gjithashtu nuk luan, ai u përgjigj: “As Muçi nuk ka mikun e duhur”.

Cenolli lavdëroi Mehmetin duke thënë se do të ishte një kontribut i madh për Kombëtaren e Sylvinho-s, për shkak të cilësive që ka. “Mehmeti luan si sulmues krahu, në krah të majtë. Ai ka një stil loje si Robben ku ë gjithmonë tenton të futet në mes për të dhënë ose asist ose për të goditur portën. Është një lojtar që dhe golin e fundit për shembull që ka shënuar, ka shuar një gol fantastik me kokë”, tha Cenolli.

“Kupton që është një lojtar që e njeh mirë edhe portën. Për mendimin tim i ka i ka të gjitha. Mund të lozi si në të majtë, si në të djathtë, si mbrapa sulmuesit. Por Shqipëria ka shumë ka shumë ka shumë opsione në të gjithë këto role që trajneri Sylvinho nuk e merr”.

Cenolli tha se sot vlera e Mehmetit ka arritur deri në 7-8 milion. Ai shtoi se e njeh personalisht lojtarin dhe familjen e tij. “Ai ka shumë dëshirë të luajë për Shqipërinë dhe mezi po e pret një ftesë”, u shpreh Cenolli.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull