Fitimet marramendëse/ “236 milionë euro borxh shtetit”, eksperti: Ja skema që ‘Bankers’ përdori për t’i ikur detyrimeve në Shqipëri

2 Minuta Lexim

Çfarë po ndodh me Bankers Petroleum në Shqipëri? Kjo ishte tema e diskutimit këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj.

I ftuar në studio, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa theksoi se kompania Bankers Petroleum akuzohet se ka fshehur të ardhurat në mënyrë që t’u shmanget detyrimeve ndaj shtetit shqiptar.

Sipas Sefës, arbitrazhi vendosi një vit më parë që Bankers Petroleum i detyrohet 236 milionë euro shtetit shqiptar.

Ai theksoi se skema që përdorte Bankers ishte përmes deklarimit të humbjeve, ndërkohë që raportohet që xhiro të ketë qenë më shumë se 1.0 miliard euro.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë skeme është kjo, çfarë ndodh kur themi Bankers për një ekonomist?

Sefa: Është një nga investitorët që u soll për të rijetëzuar sektorin e naftës. Duke parë gjithë historikun edhe vendimin e arbitrazhit 2024, kemi një skemë të përmasave të frikshme të evazionit fiskal. Bankers i detyrohet 236 milionë euro shtetit shqiptar, 100 milionë euro duhen paguar këtë vit. Por nuk kanë për t’u paguar brenda këtij muaji. Sepse ata në mënyrë të vazhdueshme raportojnë se janë me humbje. Të gjithë nënkontraktorët e Bankers dalin me fitim.

Borakaj: Po pse del Bankers me humbje?

Sefa: Sepse rrit shpenzimet. Për Bankers-in nënkontraktori është shpenzim, janë rritur shpenzimet në mënyrë fiktive dhe thonë që nuk justifikojnë xhiron. Duke qenë se në marrëveshjen koncesionare tatimet duhet të rimbursojnë TVSH, Bankers ka marrë TVSH, dhe këto mund të kenë shkuar në xhepa individësh.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull