Vetëm pak nga bizneset e vogla i janë përgjigjur thirrjes së shoqatës për të dalë në protestë.
Ndërsa ishte lajmëruar në orën 10 mbajtja e protestës dhe ulja e çepenave, drejtuesit e këtyre bizneseve të vogla e të mesme kanë vijuar normalisht me aktivitetin e tyre.
Kreu i shoqatës së biznesit Albert Nasto tha në prononcim për mediat mëngjesin e sotëm se qeveria duhet të kthjellohet dhe të marrë masa të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë këtyre bizneseve.
Gazetarja Rugova Dunisha raportoi nga Tregu i Medresesë ku situata duket krejtësisht normale.