Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut, Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim

1 Minuta Lexim

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për ankimimin e kryeministrit Edi Rama për vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës.

Mësohet se Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta kalojë çështjen Balluku për shqyrtim në seancë.

Bëhet me dije se 5 gjyqtarë te GJK kanë votuar pro pranimit të kërkesës së Edi Ramës, ndërkohë që 3 të tjerë kanë votuar kundër shqyrtimit të çështjes së pezullimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

Pas ketij vendimi, çështja do te shqyrtohet ne nje seance te posaçme, ku anëtaret e Gjykatës Kushtetuese do te gjykojnë ne themel, vendimin e GJKKO dhe te vendosin nese ishte ne cenim te kompetencave pezullimi i Belinda Ballukut apo jo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull