Ambasadorja e SHBA në OKB viziton Tiranën: Shqipëria aleat i palëkundur përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë

1 Minuta Lexim

Ambasadorja e SBA-së në Këshillin e Sigurimit, Linda Thomas-Greenfield ka mbërritur në Tiranë.

Përmes një statusi në ‘Twitter’, ambasadorja shkruan se Shqipëria është një partner i palëkundur i SHBA, ndërsa vlerëson edhe qëndrimet e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit në OKB kundrejt Rusisë.

“Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkruan Linda Thomas-Greenfield.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull