Një 31-vjeçar i identifikuar si Besmir Mena ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Ai kishte përshtatur lokalin e tij në Sanxhak, Kurbin për të organizuar lotari të palejuara.
Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 tavolinë pokeri, fisha, letra bixhozi dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.
31 vjeçari, banues në Kurbin, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.