Kujdes me termat zotërinj të medias!

3 Minuta Lexim

Fabian Zhilla

Kujdes me perdorimin e termave te renda si ‘radikalist fetar’ dhe beni pak me shume verifikim faktesh dhe termash. Tia leme serbeve kete sherbim se po e bejne me mire se ne ne Mitrovice. Cfare ka ndodhur?
Eshte arrestuar nje person i cili dyshohet se ka mbyllur dhe keqtrajtuar gruan dhe dy djemte e tij per 6 vite rrjesht kunder deshires se tyre. I njejti person eshte arrestuar ne vitin 2013 per armembajtje pa leje dhe prishje te qetesise publike. Ne media cilesohet si ‘radikalist fetar’ pa u cituar qarte burimin. Sipas disa mediave eshte konsideruar radikalist fetar se nuk ka lejuar femijet te shkojne ne shkolle, nderkohe qe nga deshmite thuhet se ai nuk i lejonte familjaret te dilnin se kishte frike mos infektoheshin. ‘Radikalisti fetar’ vete nuk shkelte ne xhami prej 6 muajsh. Disa gazetar me serioze, kishin bere disa intervista me komshinjte te cilet ju thone se kjo familje ishte e qete, sh te varfer dhe ‘radikalisti’ kishte ndryshuar kur i kishin prishur shtepine dhe dukej sh i stresuar qe prej assj periudhe. I jati thote e ka demtuar diabeti. Duke qene sh te varfer ndihma kryesisht ju vinte nga komshinjte, ndonje i aferm dhe xhamia e cila ’radikalisti’ frekuentonte.
Radikalistet jane njerez te cilet besojne ne menyre te verber tek idete e tyre dhe nuk pranojne diskutime mbi to. Kryesisht jane njerez qe ndjekin nje ideologji, apo interpretim fetar te tekstit kryesisht ne menyre hermeneutike.
Ne rastin konkret gjasat jane qe te jemi perballe nje te semuri mendor, i cili sigurisht ka legjitimuar stresin dhe dhunen me teori konspirative qe jo pak here prekin edhe vendet e kultit. NE kontekstin e radikalit fetar, dikush qe nuk frekuenton objektin e kultit rregullisht dhe jo me 6 muaj mund te shpallet edhe si shkeles i rende i rregullave fetare. Per te shmangur ketcitjet emocionale do ishte mire qe njerez te medias te bejne pak me shume gazetari si per personin dhe bindjet e tij fetare perpara se te gelltisin ne menyre pertace çfare ju serviret qofte nga policia por dhe steriotipet qe i kemi sheshit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull