Në 100 vjetorin e vdekjes, Sergei Esenin rivjen në shqip nga Arqile Garo

3 Minuta Lexim

Nga Engjëll Serjani

Në kuadrin 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të madh rus Sergei Esenini (Sergei i cili vdiq më 28 dhjetor 1925)

Bashkia Gjirokastër, Qendra Kulturore Mediatike ANTIGONEA dhe Shtëpia Botuese NERAIDA organizuan prezantimin e librit “DRITE E PRARUAR E AGIMIT” me poezi te lirikut të shquar rus të shqipëruara nga poeti, përkthyesi dhe regjisori Arqilea Garo.

Miq, besimtarë tė poezisë, poetë, shkrimtarë, aktorë, gazetarē, studentë e të rinj të mbledhur në bibliotekën “Apostol Meksi” i dhanë bekimin e tyre shqipërimit unik të poezisë Eseniniane nga Arqile Garo.

Në 100 vjetorin e vdekjes mitiku rus, Sergei Esenin rivjen në shqip

Për librit e ri me poezi të mitikut dhe lirikut të madh rus dhe për krijimtarinë e tij ligjëroi poeti dhe shkrimtari Odise Kote. “Sergej Esenini është një nga zërat më të veçantë të poezisë ruse të shekullit XX, poet i shpirtit fshatar dhe i dramës së njeriut modern të copëzuar mes traditës dhe përmbysjeve të kohës.” theksoi Kote në ligjeratën e tij.

Krijimtaria e Esenjnit, sipas tij, ushqehet nga peizazhi rural rus, folklori, miti dhe kënga popullore, të cilat ai i shndërroi në poezi me një gjuhë të thjeshtë, melodike dhe thellësisht emocionale. “Esenini këndoi dashurinë, natyrën, mallin për atdheun, por edhe ankthin, rebelimin dhe zhgënjimin përballë revolucionit dhe shndërrimeve brutale shoqërore,” tha poeti Odise Kote.

Në 100 vjetorin e vdekjes mitiku rus, Sergei Esenin rivjen në shqip

Në emër të Shtëpisë Botuese NERAIDA botuesi, shkrimtari dhe poeti Jani Malo tha se në poezinë e Eseninit bashkëjetojnë lirizmi i pastër dhe dramatizmi ekzistencial, ëmbëlsia e vargut dhe errësira e shpirtit të trazuar dhe këto vlera janë shqipëruar me korrektesi dhe ëmbëlsi nga Garo.

“Kjo përzierje e rrallë e ndjeshmërisë popullore me vetëdijen tragjike të kohës e bën Eseninin një poeti universal, të lexueshëm dhe prekës edhe sot, një shekull pas ndarjes së tij nga jeta na i sjell në shqip ky përktim i ri i Garos”, nënvizoi Jani Malo.

Në 100 vjetorin e vdekjes mitiku rus, Sergei Esenin rivjen në shqip

Përsa i takon vlerave të shqipërimit të vargjeve të Eseninit nga poeti e përkthyesi dhe regjisori Aqile Garo, si dhe për jetën dhe veprën e Eseninit, përveç Kotes dhe Malos, folën edhe shkrimtaret dhe poetet Thanas Dino, Katjusha Pogaçe, Shkëlqim Hajno, Luan Pogaçe, etj. Ndërkohë aktorë të teatrit profesionistë të qytetit dhe studentë të Universitetit “Eqrem Çabej” interpretuan poezi të përzgjedhura nga krijimtaria e poetit të madh rus.

Në 100 vjetorin e vdekjes mitiku rus, Sergei Esenin rivjen në shqip

Në disa vende europiane ku Esenini ka influencë të fortë kulturore: janë organizuar aktivitete kulturore dhe letrare përkujtimore si pjesë e jubileut të 130 vjetorit të lindjes dhe 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të Eseninit me turne, recital poezie dhe evente kulturore.

Në qendra të ndryshme kulturore janë zhvilluar programe kushtuar Eseninit, përfshirë lexim poezie dhe diskutime.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull