Porti i Durrësit, Meta: Pronarët janë të fshehur në kompani “guaska” dhe “offshore”

2 Minuta Lexim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat foli mbi projektin e portit të Durrësit.

Ai tha se kryeministri Edi Rama zgjodhi kompani me pronarë të fshehur në vend të kompanive europiane që do të sillnin edhe më tej investitorë.

Meta : Porti i Durrësit është provuar me dokumenta zyrtare se i është dhënë kompanive guaskë off shorë të regjistrur në ishujt britanikë. Prona më e rëndësishme nuk dihët në duar e kujt po shkon.

Edi Rama në vend të kompanive prestigjoze evropiane që mund të merrnin pjesë në një tender të hapur sic ka kërkuar BE, zgjodhi kompaninë e tij guacka dhe offshore me pronarë të fshehur.

Edi Rama gënjeu dhe mashtroi edhe dje se shteti nuk do paguajë asgjë për portin e verteta është krejt tjeter. Shteti shqiptar e ka përjashtuar nga taksa e ndikimit në infrasturkture duke u hequr financave publike miliona euro.

Shteti ka dhënë në dispozicion fond për shpronësim pra dhjetëra miliona euro.

Është e qartë se me pronarët e fshehur në offshore dh  leje për qindra palaete në atë zonë do të bëjë amnisitinë e parave të pista.

Kjo aferë e errët godet interesat tona kombëtare në siguri dhe zhvillimin strategjik dhe financat e qytetarëve shqiptar duke e bërë edhe më dramatike situatën që e thellon edhe më tej buxheti i shteti 2023. Ky buxhet parashikon 11.9 mld euro për interese, shërbimd he kthimin e borxhit, që janë grabitur nga korrupsioni. Ky buxhet nuk jep mbështejt për shtresat e dobëta, disa qindrarka në ditë, ndihma ekonomike rritet me disa qindarka.

Buxheti për shëndetësinë bie për vitin e ardhshëm që duhet të ishte e kundërta. Goditet qartë biznesi vendas si dhjetë fishimi i gjobave. Kjo qeveri njeh gjuhën e urrjetjes ndaj biznesit të ndershëm.

Është një projekt mafioz, i cili do të vejë në interes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull