Kryetari i bashkisë Devoll, Eduard Duro ka dhënë detaje lidhur me situatën në terren për shkak të motit të keq. Xhakolli shprehet se situata këtë të enjte paraqitet më e rënduar se ditën e djeshme. Ai theksoi se niveli i lumit Devoll është rritur dhe se niveli i ujit në fshatin Progër është shumë e lartë.
“Situata ditën e sotme paraqitet më e rënduar se ditën e djeshme. Prezenca e ujit në fshatin Progër është shumë e lartë. Kemi një mbushje të kapaciteteve të kanaleve kulluese të dy fshatrave në Progër e Mançurisht por edhe në fshatin Cangonj kemi një prezencë të ujit në tokat bujqësore.
Besoj se me ndalimin e reshjeve situata do të normalizohet por niveli i lumit Devoll ka kaluar nivelin kanaleve kulluese. Për momentin nuk kemi shtëpi të përmbytura vetëm një pjesë të oborreve”, tha ai.
Gjithashtu në fshatin Progër, moti ka marrë kthesë nga reshjet e shiut që kanë përmbytur rrugët dhe oborret e banesave kanë nisur reshje dëbore.

