Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte i pranishëm në protestën para Kryeministrisë.
Pyetur nga Euronews Albania, nëse mbështetit Sali Berishën apo Enkelejd Alibeajn, Salianji u shpreh se ndodhet në protestë, për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
“Nuk është diskutim palësh, këtu është një protestë përtej flamujve partiakë. Ajo që bashkon çdo demokrat dhe çdo opozitar është beteja me Edi Ramën dhe do jem në çdo protestë që do të jetë kundër qeverisë.
Sa më shumë protesta të ketë, aq më e madhe është mundësia që qeveria të largohet. Ka pafundësisht arsye që mbledhin qytetarët në shesh, nga ato ekonomike, abyzuimet e qeverisë, te dhimbja që jep largimi i të rinjve nga Shqipëria”