Protesta/ Meta para zyrës së Ramës: Tradhëtari e ndjek këtë miting të fitores nga charteri luksoz. Do jetë shumë shpejt para drejtësisë

1 Minuta Lexim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë sot duke iu drejtuar protestuesve.

Pasi përshëndeti kreun e PD-së Sali Berisha dhe protestuesit duke i cilësuar shqiponja, Meta tha se ‘tradhtori e ndjek këtë miting të fitores nga charteri luksoz dhe shumë shpejt do të jetë para drejtësisë.

“Mirëmbrëma Tirana, mirëmbrëma Shqipëria. Mirëmbrëma lideri i PD-së zoti Berisha e gjithë shqiponjave që janë këtu. Në himnin tonë nuk ekziston fjala dorëzim, por ekziston fjala tradhtor, nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhtor.

Sot tradhtori e ndjek këtë miting të fitores, të lirisë, të triumfit, të demokracisë nga charteri luksoz dhe i paligjshëm dhe shumë shpejt do të jetë para drejtësisë, sipas ligjeve të tij, sipas firmave që ka hedhur vetë ai”, deklaroi Meta.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull