“Opozita ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju”, Berisha mesazh SHBA dhe BE: Mos e mbështesni regjimin e Edi Ramës!

1 Minuta Lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga protesta e thirrur nga opozita e bashkuar, i dha një mesazh të qartë BE dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kujtuar dhe bashkëpunimin ndër vite me këta aleatë.

Berisha iu bëri thirrje aleatëve që mos të mbështesnin regjimin e Ramës.

“Një fjalë për partnerët e Shqipërisë, opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju, vendet anëtare të BE, të NATO-s, partnerë strategjik si SHBA, të gjithë atë që ka ndërtuar, ka ndërtuar bazuar në vlerat që ndani ju njëri me tjetrin. Sot ju bëj thirrje; mos mbështesni regjimin e Edi Ramës. Mos mbështesni atë. Dua t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë stabilitet pa votën e lirë, të qytetarëve shqiptarë. Stabiliteti dhe vota, shpresa, dhe besimi, e ardhmja, do të jenë të pandara.”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull