Berisha thirrje shteteve anëtare të BE, SHBA dhe NATO-s: Ndërprisni fondet për Shqipërinë

2 Minuta Lexim

Sali Berisha i bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian, SHBA-ve dhe NATO-s të mos mbështesin regjimin e kryeministrit Edi Rama në vendin tonë.

Ai deklaroi se ata duhet të ruajnë fondet e taksapaguesve të tyre dhe të mos ia japin kësaj qeverie që po i vjedh për vete çdo ditë.

“Me ju, dhe anëtarë të BE, anëtarë të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjithë atë që ai ka ndërtuar e ka bërë në vlerat që ju ndani me njëri tjetrin, bazuar në votën e lirë. Sot ju bëj thirrje mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirsë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të është ndëshkim për shqiptarët.

Nga ky shesh duhet të deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet pa votën e lirsë të qytetarëve. Stabiliteti dhe vota, shpresa, besimi, e ardhmja do të jenë të pandara. Miqtë e mi, atyre që shohin shqiptarët të largohen me mijëra nga vendi i tyre dhe mendojnë se largohen nga varfëria u them njerëzisht ruani fondet tuaja.

Ruani fondet e taksapaguesve tuaj, mos ia jepni kësaj qeverie se do kenë fatin e atyre që shqiptarët paguajnë dhe vetëm vidhen nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij. Sot sin ë asnjë komb tjetër, shqiptarët çdo fatkeqësi natyrore dhe çdo krizë e përjetojnë si dramë dhe tragjedi kombëtare. Vertëm për një arsye se Edi Rama i vjedh”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull