SPAK dhe BKH perfunduan operacionin e përbashkët me autoritetet italiane për mashtrim me call center. Hetimet për këtë grup mësohet se kanë pasur si indicie edhe një episod të një emisioni investigativ italian italian “Le Iene”, ekipi i të cilëve ishte dje në Tiranë gjatë aksionit.
Mësohet se ekipi kishte infiltruar një person, i punësuar si operator në call centerin që ndodhej në katin e 13-të kullën pranë Gjykatës së Lartë, ‘4Ever Green Tower’, por kur zbarkuan zbarkoi BKH, aktiviteti i paligjshëm ishte zhdukur.
Burime bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur 3 vëllezër nga Tropoja, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale.
Sipas investigimit i përfshirë është edhe një polici italian si rekrutues i të rinjve të cilët i dërgonte për punuar si operatorë në call centerat mashtrues, rrjet i shpërndarë në Shqipëri, Qipro dhe Maltë.

