Kreu i Shqipëria Bëhet në protestën e sotme para Kryeministrisë ku kërkohet dorëhqeja e kryeministrit Edi Rama, nuk ka kursyer edhe ironitë për Endrit Shabanin.
Lapaj tha se Rama përveç se vodhi zgjedhjet, mori për të vjedhur edhe “Xhixh Merimangën”, referencë që ai i përdor për Shabanin.
“Siç e keni parë e ka blinduar kryeministrinë sot me hekur sërish, por sërish asnjë lule nuk u thye këtu dhe ajo që bëmë që parë, simbolika ishte droga që ka pushtuar këtë vend, e bardha që ka vrarë çdo qelizë të këtij kombi.
Ky vend nuk e meriton të trajtohet si vendi i krimit. Dorëheqje. Frika po vritet. Ka 42 ditë që frika po vritet kështu poshtë zyrës së tij. Njerëzit po ushtojnë Edi Rama o hajdut.
Ai që përveç zakonisht, pasi vodhi zgjedhjet, mori edhe Xhixh Merimangën për të vjedhur atë që kishte vjedhur, ndaj ai do të njihet si Edi Rama të cilit populli iu thotë “Edi Rama o hajdut”.
Për të gjithë ata që na ndjekin, duhet të kuptojnë se kjo që po ndodh këtu është vrasje e frikës sepse njerëzit e lirë po thonë të vërtetën. Nuk ka gjë më të rëndësishme në një betejë”, tha Lapaj.

