MË KA MARË MALLI PËR LEONIDHA BULLGARIN!

23 Minuta Lexim
Nga Miho Gjini-
Ka kohë që më mungon ky NJERI! Leonidha Bullgari…Erdhëm thuajse bashkë në Greqi, pas turmës së 91-it edhe ne, pa e njohur njëri tjetërin. E u takuam në një “udhëkryq” të kryeqytetit Grek, në periferi të Atikës, të asaj rruge të pafundme të “Marathonës”, ku rendi dikur Atleti i famshëm i një lufte të vjetër, që sa dha lajmin e fitores, dha edhe shpirtin!.
Por ne jetonim akoma. Nuk kishim vdekur. Leonidha në këtë udhëkryq të Marathonës e unë, në Koropi, ku sosën Arvanitasit e parë e mbijetuan. Hodhën rrënjë e u mpleksën , si ato të ullirit shekullor që ndodhet afër meje…Leonidha e nisi jetën e dytë në nje bodrum e unë në nje barangë të çuditëshme, me rrota!Se si u njohëm , nuk e mbaj mënd fare, por sa u takuam nuk u ndamë më. Kuptuam që njeriu nuk e “shtyn jetën” dotë, as duke ndenjur, as me llafe-mërri-sherre e zilira, as me libra e piktura,,, Kështu që Loni e nisi jetën e dytë si bojaxhi e unë se argat që duhej të bëja katër punë e një më tepër: që të ushqeja një Qen-Ujk race!
Veçse, vjen një ditë, që njeriu nuk mund të zhbëhet e ta braktisë shpirtin e tij. E as Loni “Pe Betoni”, sikundër thuhej nëpër skeçet e Estradës, nuk i braktisi pikturat e tij e as unë librat. Dhe ai e mbushi “bodrumin”, ku banonte me bashkëshorten e me dy fëmijët e vegjël, që nuk u “ecte shëndeti”, me piktura dhe unë gjithashtu, me “Arëzën” e dy fëmijë, në “barangën” me më shumë libra, se sa orendi, aq sa ajo tha që “do na thyhet fare dyshemeja e kalbur e do biem edhe ne tek rrotat, bashkë me librat e tua!”…
Mirpo, nganjëherë “rastësia është “Mbreti” i rrethanave terse!”: Tek Bodrumi i Lonit, në Kryqëzimin e Rafinës, hyri Mjeku vendas Vangjelis Mavradhus për të vizituar fëmijët e piktorit, duke u shtangur se kishte “zbuluar një Galeri Arti”, ndersa tek unë shkeli Ambasadori Bashkim Zeneli, për të më sjellur sihariqin se “Shteti nuk më kishte harruar” dhe se Presidenti i Republikës më kishte harruar, duke më akorduar Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh!”. Bëheshim përsëri “njerëz të përfillur”, pas 10 vitesh, pikërisht në 2005-ën…
Ç’farë thanë të huajt për Leonidhën?
-Vangjelis Mavrudhis: “Ti,biri im,-i tha ai piktorit, pa dalur akoma nga “Bodrumi-Galeri”,-Nuk do të bëshë asnjë punë tjetër, veç pikturës. Ti je piktor dhe do të mbetesh piktor!” Dhe, pas këtyre fjalëve, argati shqiptar Leonidha Bullgari, e la furçën e bojaxhiut e rrëmbeu penelin e trekëndëshin e kanevacës, për të hedhur kompozimin e tij të përmasave biblike, për “të përndjekurit e Izmirit” nga Azia e Vogël, si porosi e këtij mjeku.-njëherësh edhe koleksionist i veorave të Artit Pamor …Dhe, do të ndodhet “Ajo që S’pritej menjëherë!”. ZBBULIMI! Për t’u shprehur më mbrapa, kur “Bashkia e Athinës” , do të çelte ekspozitën me tablotë e piktorit Shqiptar, duke evidentuar para pubikut e autoriteteve greke fjalët më të mira për talentin tridimensional të piktorit të ardhur nga shteti fqinjë me trazira, duke citituar edhe një poezi të Nobeistit KOSTIS PALAMASi:…
“Qytetarë, le ta ndërtojmë,
le të jemi të gjithë ushtarë këtu,
të ëndrrës këtu, të Qytetit dhe të Shën Sofisë”
(Kostis Palamas)
-Qirjako Valavanis, pasi pa ekspozitën në fjalë, do të shkruante në gazetën “Ora e Lirë” të datës 16 dhjetor 1997: “Mbeta i mrekulluar nga kjo ekspozitë! Kudo ka harmoni, realizëm, finesë dhe simbolikë. Që do ta kishin zili edhe piktorët grekë!”
– Zhaneta Polikroniu,21 gusht 2005 shkruan, në titullin “Si Pikaso!” këto fjalë: “Karakteristika e këtij piktori është se ai spikat me dy teknika: me pikturën kubiste dhe me pikturën bizantine. Vlerëson ngjyrat dhe harmoninë e tyre,-gjë që është tipike në tablotë e tij, të cilat japin një befasi, gëzim e qetësi, që në vështrimin e parë”
Koleksionisti grek, Kapedan Jorgo Serjano, mandejë, “dashurohet”aq shum me punët e Leonidha Bullgarit sa blenë gjithë veprat e tij dhe , mbasi zbukuron muret e vilës vetiake në Nea Makri, midis Rafinës e Marathonës, të tjerat i shiste nëpër skelat e qyteteve të botës, nga ku lundronte e qarkullonte me anijet e tij..
Një gazetë e Rafinës, (“O Dhimonotis”), shprehet se :” Ka ardhur tek ne një mysafirë i talentuar shqiptar, që nuk shquhet vetëm si piktor kubist, po edhe në pikturën realiste e impresioniste, si mjeshtër i linjave delikate, veçanërisht tek nudot femërore e figurat elegante të kuajve..
Për ta mbyllur “Marathonën e tij në Greqi” me 15 ekspozita pikture, në njerën prej të cilave, del fitues mbi 400 vepra të artit pamor të piktorëve të shtetit fqinjë. Dhe kthehet përgjithmonë në Fier, në shtëpinë e tij, si “Zot i vetëvetes”, me penelin e trekëndëshin e kanevacës!
“Dreka e politizuar!”
Qe një e dielë me diell, kur Leonidha u nderua me “Çmimin e parë” midis artistëve fqinjë dhe vendosi të bëjë një drekë, në kohën e varfërisë së tij të thekshme, Kishte thirrë edhe prindërit e së shoqes, po edhe mua që nuk më ndante nga vetja. Shtroi vetë tryezën në kopshtin e vogël, nga ana e Rafines, përbri një përroi që “lemersej” në dimër e thahej në verë. Vendosi edhe shishen e rakisë në mes dhe vjerrit i tha që e kishte karigen në krye, po nxitoi ta prezantojë mikun e tij (që isha unë!), me një të qeshur dashamirëse se “ja ku erdhi edhe koha,që dy njerëz të kundërt ideologjik, njëri- komunist e tjetëri i dënuar si liberal e “armik i partisë”, me internim e burg, të qëndrojnë në të njejtën tryezë!. Vjerri u vrrejt në fytyrë e tha me rëndesën e tij të dikurshme se, po të ma kishe thënë këtë, nuk vija fare!. Se unë nuk e harroj kurrë partinë time!”…
Heshtja që ra ishte edhe më e rëndë per mua e bëra të ngrihesha për të ikur. Po Leonidha më mbërrtheu nga supet, më uli e iu akërrye ashpër të vjerrit, si “jashtë kohe”, duke shtuar se “kapitulli i dikurshëm” , kur njerëzit i “mbyllnin brenda hekurave” për një “fjalë goje” e ide ndryshe, është i mbyllur e nuk këthehet më, o Vjerri im i dashur!”. “Po një drynë nuk e gjeti ky miku ytë, për ta “qepur gojën”?!,-shtoi ai,-Mirë unë që e kisha në xhep tesrën e partisë time!”. Heshtja u bë edhe më e rëndë..
Me keqardhje, “kjo tryezë”, qe si një “drekë e pjerdhur”!..,Gotat tona nuk u përplasën. Pas pak, do të ngrihesha nga vendi “me gjëmba”, teksa ngrita një dolli për mikun tim piktor,-një talent i nderuar, midis dy shteteve tona,-edhe ato dikur, në dy drejtimë të kundërta të historisë, që gjetën përsëri “Udhën e Përbashkët”! E ika “tym”, nga rrugët e dyta e të treta, si një shofer fare i pa stërvitur e me “patentë fallco”, gjersa u përplasa me barjerën anësore dhe desh rashë nga ura që lidhte dy brigjet e një “lumi shterp” që më ndante me Lonin rreth 25 km. Po ja, që përsëri, nuk na ndante dotë….Lajmi Fatal!
E ndjen veten keq njeriu kur i “ikën” miku që e ke pranë, thuajse përditë, kur “zbraz me të edhe zorrët e barkut”, kur ndanë me të bukën e ajrin, gëzimin e hidhërimin, (pa le, kur bëhesh “xurxull”!) dhe kur Lumturi Munguli Papadhimaria e njërit është lumturi (e jo zili) për tjetërin…Jo më, kur ai të mungon gjatë në jetën tënde, Që të duket se “jeta është e zbrazët pa të!”. Teksa ke bërë edhe përpjekjet e para kundra vetmisë, në një orvajtje të mundimshme të gjashtë artistëve e shkrimtarëve mërgimtarë, per të krijuar qysh para 21 viteve nje “Lidhje “ të tillë, kur në Atdhe asaj “iu vu dryni”, duke vazhduar ende të mbijetojë…Dhe Lonin e patëm sekretar të kësaj shaqate vullnetare, gjersa largohet e më sjell si dhuratë portretin tim, që “Arëza” e priti me “këmbet e para” e tha , se “edhe kjo na mungonte!”, ore Loni, kur ja tek e kemi- njeriun!”. “Mbaje,-i them unë,-se do të duhet kur të largohem edhe unë, se e patëm këtu pranë këtë njeri “Duar-Artë, të mirë e të qeshur, që do më mungojë “sa s’bënë”, më pakë se pesë vëllezët të keshë!”
Por…Kishin kaluar me shumë se 10 vite. kur dikush më tha se “një piktor nga Fieri, me mbiemrin Bullgari, kishte vdekur nga “Covidi-19”! Dhe, pa e menduar gjatë, nisem nga Athina me linjën e zakonëshme e, për gjithë natën udhëtimi, gjëndesha në udhët e Fierit, duke harruar nga edhe valixhen në bagazhin e autobuzit, me belanë ta arrija me taksi m’atan Lushnjës…

I përfshirë nga “ethe të pa zakonta”, kontrolloja shtyllat e betonii ku ngjiteshln “Fletët e zeza të Vdekjeve”. E ja ku më del ajo! Me tmerr e Gëzim bashkë. Me ndjenja që afrojnë e ndajnë njëra-tjetrën: Nuk kishte vdekur Leonidha , po i vëllai i tij , piktor edhe ai..Viktor Bullgari, piktor impresionist, në dhomën e të cilit kisha fjetur një natë, kur e uruam Lonin, për vlerësimin e Presidentit të Repulikës, me Urdhërit”Naim Frashëri i Artë”, duke soditë në gjysmë-errësirën e asaj nate. një “Bythë Ulliri” fsforeshente, që zinte gjithë faqen e murit.
Që do më fanitej, tashmë së fundi, diku pranë Varrezave të Koropisë, si peizash “Pos Mortum”!, po ai ulli shekullor, me rrënjë të mpleksura, në atë shëtitje të vetmisë time, në tokën e Homerit të Verbër…
Eh, sa më merrë malli për Leonidha Bullgarin!
Athinë, 20 jenar 2026

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull