Eshte per te ardhur keq qe ne nje vend si Shqiperia, te masakruar nga komunizmi per gati nje gjysem shekulli, nuk patem asnjehere nje diskutim serioz filozofik, asnje meditim serioz per thelbin e historise politike te shekullit te njezete: lidhjen mes utopive kolektiviste (komunizmit dhe fashizmit) dhe terrorit politik. (E them kete edhe sepse ketu e pese vjet ne DePaul e diskutoj kete teme me studentet e mi Amerikane ne klasen qe jap me titullin “Tregimet e distopive politike” – nje klase qe kombinon letersine me historine dhe filozofine e ideve, ku lexojme dhe flasim per ideologjite utopike, vizionet e shoqerive ideale si premisa dhe ligjesime te terrorit politik shekullin e kaluar).
Ndonjehere lexuesit me pyesin perse emrat e disa prej personazheve ne romanet e mi kane dale nga katalogu i ideologjise marksiste-leniniste: Marenglen, Karl (Marks), Frederik (Engels) etj. Ka shume arsye per kete por edhe per te theksuar faktin dhe realitetin qe Shqiperia u udhehoq me te vertete nga ideologjia markiste-leniniste dhe perdorimi i kesaj ideologjie nuk ishte thjesht nje lloj vitrine apo zbatim i gabuar. Nga arkivat dhe dokumentat qe disponojme vertetohet se Enver Hoxha dhe shoket e tjere te Partise flisnin pas dyerve te mbyllura nje lloj sic flisnin edhe ne Pleniume apo mbledhjet e Partise. Nuk thoshin “hajde t’u hedhim hi syve ketyre koqeve duke cituar Marksin, revolucionin soclialist, diktaturen e proletariatit dhe krijimin e njeriut te ri, te ardhmen e ndritur dhe kllasat e permbysura”. Me pak fjale, komunistet ishin nje lloj komuniste ne jeten e tyre private dhe publike. (Shartimi i gangsterit hedonist dhe komunistit qe mbizoteroi ne Shqiperi apo Rusi pas renies se komunizmit eshte nje histori dhe kapitull tjeter i historise sone politike dhe shoqerore qe eshte e mbushur me paradokse, varferi, dhune, halle dhe andralla)
Enver Hoxha dhe shpurja e tij ishin po aq komuniste dhe marksiste-leniniste sa c’ishin edhe Stalini, Mao, Pol Poti, Caushesku, Fidel Kastro dhe Kim Il Sung. As me pak dhe as me shume. Sigurisht, seicili prej tyre, ndikohej nga temperamenti dhe oportunizmi vetjak, nga instikte vetjake, nga historite dhe kultura familjare apo kombetare/shteterore, apo nga rrethanat historike te krizave madhore apo tranzicioneve te medha te cilat jane ngahere toke pjellore per utopi dhe diktatore (thene me fjalet e nje marksisti Italian me origjine shqiptare, Antonio Gramshi, periudhat kalimtare mes vdekjes se nje epoke te vjeter dhe lindjes se nje epoke te re i takojne perbindeshave). Si edhe fakti, per shembull, qe shoket e Partise ne turravrapin e tyre drejt utopise marksiste, pervec borgjezise dhe “armiqve te socializmit”, vrisnin e prisnin edhe njeri-tjetrin, e ben edhe me te frikshem dhe paradoksal terrorin ideologjik te regjimeve komuniste (Hitleri dhe Musolini nuk e kishin zakon te masakronin ne mase deri edhe shoket e tyre te ngushte te “idealit”, sic bente Stalini, Mao, Enveri etj.). Por keto jane gjera besoj qe do t’i interesonin me shume nje biografi apo psikologu te historise.
Ajo qe i intereson mbi te gjitha nje historiani apo studiuesi te politikes dhe ideve eshte fakti se te gjithe kishin te perbashket besnikerine e tyre te paepur ndaj utopise marksiste dhe qe te gjithe, kush me shume e kush me pak jane perkrahes dhe farketare te terrorit dhe krimeve te jashtezakonshme ne emer te shnderrimit te shoqerise dhe njeriut nga themelet dhe per te arritur kete utopi.
Rezultati final i zbatimit ne praktike te kesaj utopie dhe i shnderrimit rrenjesor te shoqerise ishte rrafshimi i plote dhe faktikisht vdekja e shoqerise dhe kufoma pa fund.
Le te marrim konceptin e lirise per shembull.
Thelbi i ideologjise Marksiste-Leniniste, zbatuar nga ithtaret e saj, eshte ky: kufiri mes lirise dhe skllaverise eshte aq i paqarte saqe ne fund ai kufi nuk ekziston me. Njerezit punojne (dhe jetojne) praktikisht si skllever sepse po ndertojne shoqerine e lirise se persosur apo lirise totale, ku kontradiktat mes natyres dhe njeriut, mes individit dhe kolektivit, mes vullnetit te lire dhe nevojave praktike, mes punes dhe jo-punes, nuk do ekzistojne me. Pra ata, si prona te shtetit totalitar qe do udheheqe shoqerine drejt lirise dhe barazise totale (duke eleminuar pa dyshim klasen borgjeze dhe cdo lloj mbeturine te saj, sepse fati i historise varet nga lufta finale vendimtare mbi dhe mes ketyre dy klaseve proletariatit dhe borgjezise), i sherbejne ne kete menyre lirise se persosur dhe te ardhmes se ndritur. Per kete arsye, per njeriun e ri s’ka me ndryshim mes skllavit dhe njeriut te lire – (Nazistet e shkruanin ne menyre me te qarte ne hyrjet e kampeve te perqendrimit: “puna te ben te lire”. George Orwell e pershkruante thelbin e praktikes marksiste-leniniste ne menyre me ironike: “Liria eshte skllaveri”) – sepse kjo kontradikte do zgjidhet, ashtu si edhe kontradiktat e tjera, ne jete te jeteve, ne shoqerine e persosur te utopise kolektiviste komuniste.
Ne fakt ceshtja e lirise, si koncept dhe kusht themeltar i ekzistences se njeriut, nuk ka me asnje lloj rendesie te vecante ne shoqerine e re komuniste/socialiste: liria e vjeter, ajo qe na ndihmon te kuptojme kur jemi te lire dhe kur nuk jemi te lire, ajo qe na ben te vendosim nje kufi te qarte mes lirise (ngahere e papersosur) dhe tiranise (zakonisht e persosur), eshte nje koncept, iluzion, dhe mashtrim i borgjezise dhe i botes se saj individualiste qe misheron interesat e klases borgjeze – te cilen fatkeqesisht e kane besuar edhe proletaret, duke ngrene sapunin per djath – dhe qe perjeteson shfrytezimin e njeriut nga njeriu dhe konfliktet e prones private, e cila duhet te zhduket si kusht thelbesor i lirise se vertete. Partia dhe Udheheqesi, misherim i ndergjegjesimit dhe ndergjegjes historike te privilegjuar klasore proletare dhe i diktatures se proletariatit, vendosin dhe zbatojne ligjet shkencore te historise, te formuluara nga Marksi dhe Engelsi dhe te perpunuara nga Lenini (ku shkenca dhe morali jane tashme e njejta gje), duke e udhehequr shoqerine me perpikmeri matematike dhe vullnet te hekurt drejt utopise komuniste. Sic i thoshte edhe shoku Lenin shokut Stalin ne filmat e propagandes sovjetike ndersa perkedhelte nje pionier te vogel qe perqafonte bustin e tij: “Shoku Stalin ne duhet te jemi te pameshirshem sot qe te ndertojme nje shoqeri te ndritur per keta vogelusha”.
Kete beri Enver Hoxha dhe Partia e Punes ne Shqiperi dhe nuk ka asgje jo-marksiste apo anti-marksiste ne kete zbatim te teorise dhe profecise komuniste te Marksit (sado qe mund te bejme pyetjen teorike nese Marksi vete do ishte apo nuk do ishte dakort me kete interpretim te teorise se tij dhe sidomos me rezultatet e saj te kobshme: une besoj se nuk do ishte aspak dakort edhe pse kjo eshte nje pyetje teorike qe nuk i intereson edhe aq shume miliona viktimave neper bote). Kete do bente cdo marksist (leninist) serioz po te merrte pushtetin dhe te kishte mundesine e zbatimit absolut te profecise shkencore te Marksit (qe do te thote praktikisht, ne kete rast, pushtet absolut i Partise dhe Udheheqesit).
Pra po te tentohej te zbatohej serish, do zbatohej me te njejten menyre dhe permbajtje, ashtu sic behet sot ne Kube apo ne Korene e Veriut, ose ne versionin e saj ne Kine: megjithe ndryshimet e rendesishme mes tyre qe te tre keto vende i bashkon jo vetem fakti formal i njohjes se ideologjise marksiste si baza e shtetit por fakti thelbesor i mungeses se shoqerise civile, zhdukja e te ciles eshte hapi i pare dhe thelbesor drejt zbatimit te ligjeve shkencore te historise.
Sa per te tjerat nuk dua dhe nuk me lejohet te komentoj por do them vetem kete (sepse disa gjera jane te nje rendesie te atille qe nuk mund te lihen pa thene): te shkosh t’u flasesh Shqiptareve sot per virtytet e marksizmit eshte njelloj sikur te shkosh ne shtepine e te varurit dhe t’i flasesh per virtytet dhe cilesine e litarit. (Eshte megjithate tipar i ndergjegjies totalitare (se ndritur dhe elitiste ngahere, qe ka kuptuar sekretin dhe teknologjine e te ardhmes se ndritur, ndersa masat vegjetojne ne iluzionet e tyre borgjeze apo ne prapambetjen e tyre primitive).
Jo me kot vete George Orwell i quante romanet e tij satire politike – e cila ne Shqiperi u kthye ne nje tragjedi dhe tmerr te permasave te papara ne historine tone se ciles cfare nuk i kane pare syte dhe nuk i kane degjuar veshet.
Sa per filozofet, mire eshte te kujtojme edhe fjalet e ndonje filozofi te mencur qe e ka provuar dhe studiuar marksizmin (dhe jo vetem) si Leszek Kolakowski: “Nje filozof bashkekohor qe nuk ka dyshuar as edhe nje here per veten e vet se mos ndoshta eshte sharlatan duhet te jete aq i ceket sa nuk vlen as t’a lexosh”.

