Mbledhja e dy qeverive/Rama: Koha për të projektuar të ardhmen përtej luftës, duhet një sinergji më e plotë me BE

2 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në takimin mes dy qeverive, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, tha se ka ardhur koha që rajoni të mos qëndrojë me kurriz ndaj njëri-tjetrit. Po ashtu ai tha se Ballkani i Hapur ka dhënë mundësi të reja dhe për të parë pozitivisht drejt të ardhmes.

“Ky është një takim i rëndësishëm, një mbledhje e dy qeverive. Lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë godet shkatërron hap plagë dhe dëbon njerëz nga vendi i tyre. Nga ana tjetër është e provokuar për të gjunjëzuar bashkësinë euroatlantike, të gjitha vendet në Perëndim, pjesë e së cilës jemi edhe ne, RMV dhe Shqipëria,. Lufta në vendet tona ka ardhur me çmime stratosferike të energjisë në tregje ndërkombëtare si edhe inflacioni i saj. Kjo kohë për botën ka sjellë shumë ndryshime. Ne në rajon jemi të vegjël për të qëndruar me kurriz nga njëri-tjetri dhe kemi shumë për të bërë me njëri tjetrin. Sot të dy vendet tona kanë çelur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap të rëndësishme. Në 6 dhjetor do të mbahet Samiti dhe ne do të jemi aty. Është koha besoj unë për të projektuar të ardhmen përtej luftës duke e kërkuar nga njëra anë së bashku nga BE që të na përfshijë më shumë në të gjithë përpjekjen e organizuar për t’i rezistuar qoftë goditjes së çmimit të energjisë elektrike qoftë inflacionit të luftës. Por edhe për të ndërtuar një plan të përbashkët që të na japë një mundësi të shohim përtej kësaj faze të zymtë”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull