Rama: Koha t’i kërkojmë BE-së të na përfshijë në përpjekjet për t’i bërë ballë çmimeve të larta e inflacionit

1 Minuta Lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në takimin ndërqeveritar në Shkup me situatën në të cilën ndodhet bota pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij në prani të homologut maqedonas Dimitar Kovaçevski, Rama u shpreh se pas takimit në Strugë, dy qeveritë takohen në një kontekst tjetër tashmë, së pari për shkak të luftës dhe së dyti për shkak të marrjes së dritës jeshile nga Unioni për nisjen e negociatave.

“Sot rikthehemi këtu për një takim tjetër të rëndësishëm, të një mbledhje të dy qeverive por në një kontekst tërësisht tjetër sa i takon situatës, në Europë, në rajon, në vendet tona. Lufta e Putin në Ukrainë, godet, shkatërron, hap plagë e dëbon njerëz nga vendi i tyre. Por nga ana tjetër, është e provokuar pikërisht për të gjunjëzuar Perëndimin, bashkësinë euroatlantike, për të gjunjëzuar të gjitha vendet në perëndim të Rusisë, pjesë e të cilit jemi edhe ne”, u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull