Përplasje fizike mes deputetit të PD-së dhe policisë gjatë protestës: Plehra, lëri çunat

1 Minuta Lexim

Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, në drejtim të kryeministrisë u hodhën bomba molotov, ndërsa policia shpërndau turmën me ujë dhe gaz lotsjellës. Protestuesit u zhvendosën pas kësaj te Kuvendi.

Ndërkohë një incident është shoqëruar mes deputetit të PD, Besat Xhaferri dhe forcave të rendit, ku raportohet se janë shoqëruar tre të rinj.

Në video dëgjohet që deputeti Xhaferri i thotë efektivëve të policisë që të “mos i prekë çunat”.

“Mos i prek çunat, o plehra. Mos më preku mua. Ca të qetësohem o plehra, jeni cuna të rinj, por jeni plehra. Këta ta dini. Plehra”,dëgjohet të thotë deputeti i PD, Besart Xhaferri.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull