Berisha i rikthehet skenarëve si në 21 janar, por kësaj radhe për policët: U vetëplagosën! Përgëzoj protestuesit që i goditën me gazlotsjellës…

1 Minuta Lexim

Berisha i është rikthyer skenarëve si më 21 Janar, por kësaj radhe nga pozitat e opozitës kundër policisë.
Policët u vetëplagosën, u shpreh sot Berisha, ndërkohë që përgëzoi protestuesit për gazinlotsjellës që u kapën dhe ua hodhën pas policëve.

“Nuk ka pasur asnjë të plagosur. Ne morëm kontakt me qendrat spitalore në Tiranë dhe nuk rezulton të jetë paraqitur asnjë efektiv policie. U lënduan vetë, sepse u dëmtuan nga gazi që hodhën drejt protestuesve. I përgëzoj ata protestues që e kapën gazin dhe ua hodhën pas. Padyshim që do të ketë protesta dhe vetëm protesta. Jemi në kilometrin e fundit. Kam një thirrje për çdo qytetar: kjo nuk është protestë për një person apo për një parti, por për ndërgjegjen kombëtare, ndaj të bashkohemi,” u shpreh Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull