U fsheh nga nipi i Armando Dukës: Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj turkut Faruk Ozer

3 Minuta Lexim

Të hënën e 14 nëntorit është shtyrë për herë të katërt seanca gjyqësore ndaj shtetasit turk Faruk Ozer, i cili u arrestua në Shqipëri pas akuzave nga drejtësia turke për mashtrim.

Shkak u bë kërkesa nga avokati Klodian Skënderi për përjashtimin e gjyqtarit.

Avokati i tij mbrojtës ende nuk e ka depozituar kërkesën me shkrim për shkarkimin e gjyqtarit të çështjes ndërsa mësohet se sot është afati i fundit.

Në këto kushte, gjyqtari aktual, Elis Dine nuk ka mundur të japë vendimin e tij ndërsa në seancën e sotme u dëgjuan vetëm pretendimet e avokatit mbrojtës të bosit të kriptomonedhave. Ai kërkon mos ekstradimin e Faruk Ozer në Turqi pasi ka rrezik për jetën.

Ai u arrestua në vendin tonë pasi ishte në kërkim për mashtrim kompjuterik.

Përmes avokatit të tij, Faruk Fatih Ozer tha se nuk është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, as i skeduar në Turqi për aktivitet kriminal. Ai ka kërkuar që të zbutet masa e dënimit, nga dënim me burg në detyrim paraqitjeje.

Arrestimi u realizua nga operacionalja e policisë se Elbasanit.

Kjo pas informacioneve të marra për vendodhjen e tij në jug të vendit.

Raportohej se bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ai është akuzuar edhe më herët se ka ndihmuar Ozerin që t’i fshihej autoriteteve.

Gjykata e Tiranës asokohe dha masën “arrest shtëpie” për Edevaldo Haxhiun, i cilin mohoi se ka pasur njohje me Ozeri-in.

Në fillim të prillit të këtij viti, mediat turke kishin bërë të ditur se Prokuroria kishte shpallur në kërkim dhe kishte bërë kërkesë për dënim maksimal ndaj shtetasit turk Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohej për mashtrim në kripto.

Sipas tyre Ozer ndodhej në arrati dhe i lirë në Shqipëri.

Faruk Fatih Ozer ishte themeluesi dhe CEO i kompanisë “Thodex”.

Thodex ishte një hapësirë ku përdoruesit mund të ruanin, blinin dhe shisnin kriptovaluta. Faqja e internetit papritmas doli jashtë linje më 19 prill, duke u pamundësuar klientëve aksesin në fondet e tyre.

Thodex ndërkohë kishte informuar përdoruesit se do të dilte jashtë linje për 4 – 5 ditë për shkak të një procesi shitjeje.

Platforma, e cila trajton miliona dollarë në transaksione çdo ditë, ishte një nga platformat kryesore të kriptove në vend.

Përdoruesit shprehën shqetësime në Twitter, kur nuk mund të hynin në llogaritë e tyre ose të tërhiqnin fondet e tyre, duke çuar në bastisje të policisë në të gjithë vendin.

Si rezultat, pati pretendime se rreth 2 miliardë dollarë para të investitorëve u humbën. Në atë kohë u arrestuan dhe u ndaluan gjatë hetimeve rreth 62 persona.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull