Ronela Hajati është përballur me një ngjarje aspak të këndshme. Këngëtajra ndodhet në Londër ku ka shkuar për një koncert dhe atje është grabitur.
Nëpërmjet një video në Instagramin e saj Ronela tregon se i kanë vjedhur portofolin ku kishte me vete të gjitha lekët e koncertit.
“Isha në stacionin e policisë. Kartat i bllokova dhe ishte vonë. Kishin bërë edhe shopping, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pafund”, shprehet Ronela.