Elton Fikaj tashmë është zyrtarisht futbollisti më i ri i Piast Gliwice. Këto të fundit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë prezantuar talentin e Kombëtares shqiptare.
20-vjeçari kështu nis një aventurë të re në karrierën e tij në Poloni. Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë deri në vitin 2028.
Mbrojtësi i krahut të djathtë kështu pas aventurë në Greqi te Panathinaikos kalon në kampionatin polak.
Por shifra e këtij transferimi ende nuk është bërë e ditur, pasi klubi grek e shiti te skuadra polake.

