Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, deklaroi këtë të hënë se forcimi i lidhjeve mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është bërë i domosdoshëm.
Gjatë një video-mesazhi për pjesëmarrësit e Forumit Ekonomik të Vjenës, ai theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të thellojnë njëkohësisht bashkëpunimin ekonomik për të rritur qëndrueshmërinë ndaj krizave.
“Në realitetin e ri gjeopolitik, forcimi i lidhjeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është bërë i domosdoshëm” theksoi Varhelyi.