“Priten shtëngata”, Agjencia e Mbrojtjes Civile: Të tregohet kujdes, risk i lartë për përmbytje

1 Minuta Lexim

Agjencia e Mbrojtjes Civile informon qytetarët për prezencë të shtuar të reshjeve të shiut që prej pasdites së sotme dhe ditën e nesërme në disa qarqe të vendit, lokalisht intensivë dhe shoqëruar me shtrëngata.

Njoftimi i plotë:

“Bazuar në informacionet e #IGJEO dhe #SHMU, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje në disa qarqe të vendit, lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Kërkohet rritje e vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese.

Bashkitë në zonat me risk më të lartë të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.

Prefekturat të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull