Cristiano Ronaldo do të gjobitet me të paktën 1 milion paund për intervistën e tij të dhënë me Piers Morgan, në të cilën ai sulmoi Ten Hag, klubin dhe standardet e klubit.
Portugezi theu rrjetin ditën e djeshme me deklaratat e tij të shokuese ndaj klubit të tij aktual. Ronaldo donte me patjetër të largohej nga klubi gjatë merkatos verore, por iu mohua dëshira dhe ishte i detyruar të qëndronte e të niste ndeshjet nga stoli.
Ai pati një përplasje pak kohë më parë kur refuzoi të hynte si zëvendësues kundër Tottenhamit. Tani, siç raporton “Sport Metro”, United pritet ta gjobisë me 1 milion paund. Ronaldo me shumë mundësi do të largohet në merkaton e dimrit, pra në janar.