Nga Dastid Koreshi-
20 vjet me parë, më 3 shkurt 2006, Vathi mbylli sytë në Spitalin Gemelli në Romë. Duheshin edhe 3 muaj që të festonte ditëlindjen e 70, por nuk arriti.
Shumë përpjekje, pa sukses, janë bërë për të botuar veprën e tij të plotë, jo se familja nuk mund ta bëjë, por a duhet ta bëjë familja? 2026 është vit jubile – 95 vjetor dhe 90 vjetor për dy figura të rëndësishme të letërsisë shqiptare. Edhe për Vathin është 90 vjetori i lindjes. Një trupë “të mënçurish” pjesë e një bordi vlerësimi në Shqipëri, para 5 vjetësh nuk e pa të arsyeshme një kërkesë të familjes për ta nderuar kujtimin e Vathit me mbështetje për botimin e veprës së tij. Sa keq!
Unë besoj dhe gjithmonë kam besuar se Vathi bën pjesë tek ata persona që nuk duhet t’i përkasë familjes. I nderuar qoftë kujtimi për të!

