Qafebota hapur 24 ore.Parlamentaret tane kerkese kryeministrit te Greqise

4 Minuta Lexim

Nga Thoma Nika-

Pikëkalimi kufitar i Qafëbotës dhe regjimi i shërbimit të saj, kthehet sërish në vëmendje dhe vendimmarrje të autoriteteve më të larta të Shqipërisë dhe Greqisë.
Bazuar në nismën e deputetit sarandiot Vasil Llajo, kërkesa për shërbim 24 orë në këtë pikë kufitare, të rëndësishme për popullsinë dhe ekonominë e jugut shqiptar dhe Veriut të Greqisë, i drejtohet kryeministrit Micotaqis.
Nënprefekti i Sarandës, Kristaq Kiço thotë se kërkesa zyrtare mban nënshkrimin e Kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla e deputeteve të tjerë, si dhe të kryebashkiakëve të katër bashkive të jugut.
Kiço thotë se Qafëbota është e rëndësishme dhe e dobishme për banorët dhe ekonominë.në dy anët e kufirit, si dhe për të krijuar lehtësira më të mëdha për zhvillimet turistike.
Nisma më e fundit, që kërkon vendimmarrjen e autoriteteve më të larta të shtetit grek, i referohet praktikës së arritur 6 vite më parë, kur përmes vullnetit të politikës në nivel lokal e rajonal, u vendos regjimi i shërbimit 24 orë në 24, në këtë pikë të kalimit kufitar.
Aktualisht nga pala greke në Qafëbotë ofrohet vetëm 13 orë shërbim në ditë ose në mënyrë më të reduktuar se më parë. Qëllimi i kërkesës më të fundit të parlamentarëve dhe kryebashkiakëve tanë, duke patur edhe mbështetjen e homologëve grekë të rajonit të Thesprotisë, është që shërbimi të shtrihet në 24 orë gjatë gjithë vitit.
QAFËBOTA, PARLAMENTARËT TANË KËRKESË KRYEMINISTRIT TË GREQISË

Pika kufitare Qafëbotë, kërkohet shërbimi 24 orë

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull