Alibeaj në Komisionin e Ligjeve: Ish-pronarët të kompensohen me 100 përqind të vlerës së pronës

1 Minuta Lexim

Partia Demokratike kërkoi sot gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, që ish-pronarët të kompensohen sipas çmimit të tregut aktual me 100% të vlerës së pronës. Deklarata u bë nga kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj: Ju e keni bërë një gjë fare të thjeshtë dhe që në fakt tregon qasjen që PS ka pasur ndaj procesit të kthimit të pronave.
Të mos jepet asgjë!

Të mbyten në procedura pafund, të vdesin gjyqeve, të shkojnë dhe të lëngojnë gjykatave. Po të doni ju, ju them edhe një gjë tjetër, një pjesë të fajit e keni pasur edhe ne PD.
E gjithë vuajtja, e gjithë lëngata, sot ju i thoni shqiptarëve që ia konvertoni me 1/10, me vetëm 10%. Amendamenti është ky, kompensimi të jetë 100%.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull