“Djali im lëviz me blind, por s’ka pse shoqërohet”, flet babai i Ramazan Rrajës: Shefi Policisë po ka gjë personale me mua, të vazhdojmë personale

2 Minuta Lexim

“Djali im nuk ka arsye pse të ndalohet”. Kështu shprehet në një prononcim për mediat Xhelal Rraja, babai i Ramazan Rrajës, pas shoqërimit të djalit të tij në Polici.

Ai deklaroi se nuk ka dijeni se pse djali i tij është shoqëruar dhe pohoi se djali i tij lëviz me një makinë të blinduar.

“Edhe kur ka qenë drejtor police ka marrë rrogë dhe i vjen rroga në shtëpi. Ajo ngjarje është vazhdim i kësaj që po them shpifje.

Është sqaruar ka dhënë dëshmi janë verifikuar gjërat dhe nuk është asgjë e vërtetë. Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet.

Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra”- u shpreh Xhelal Rraja.

Ndërkohë, Xhelal Rraja ka dhënë edhe një mesazh për kreun e Policisë Kriminale duke thënë se nëse ka diçka personale me të ta sqarojnë në rrugë private.

“Nëse kanë gjë personale me mua, të vazhdojmë personale. Kaq kam unë” tha ai.

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rahman Rraja, dhe Ramazan Rraja, u ndalian këtë të martë me makinë të blinduar. Nderkohe qe bashke me ta, ne polici eshte shoqeruar dhe kusheriri tjeter i tyre, J.Rraja.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull