Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, nga Korça ka komentuar situatën e tensionuar në Kosovë.
Peleshi është shprehur se mes Serbisë dhe Kosovës duhet të ketë dialog, ndërsa shtoi se është në të drejtë të kësaj të fundit që të kërkojë reciprocitet.
“Komenti im është ai që qeveria shqiptare e ka bërë dhe publikisht, ne jemi për zgjidhjen me dialog. Natyrisht Kosova është në të drejtën e vet të kërkojë reciprocitetin, Kosova është një vend shtet i pavarur, vetëm rruga e dialogut, ai është rruga që do zgjidhë gjithë çështjet e vendeve tona drejt destinacionit që Ballkani Perëndimor ka, që është integrimi në strukturat euroatlantike.
Ne jemi 3 nga 6 vendet që gjysmën e rrugës e kemi kryer, jemi anëtare të NATO por jemi ende në procesin e integrimit të BE. Është aspiratë e të 6ve. Serbia e ka agjende të ndryshme nga ne përsa i përket anëtarësimit të NATO por gjithë vendet e tjera rrugën drejt NATOS e kanë destinacion. Kemi disa vite që dialogu që është një proces që po ndodh dhe nuk është një apel që i përket së ardhmes.
Po ndodh, është mirë që gjithë arritjet të mbahen e ndërtohen mbi to”- ka theksuar Niko Peleshi.