Me urdhër të SPAK janë arrestuar 5 persona për inceneratorët, ndërkohë që total janë lëshuar 11 urdhër-arreste.
5 prej personave në kërkim aktualisht ndodhen jashtë vendit.
Operacioni është duke u kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Operacionalja.
Personat që janë gjetur në shkelje akuzohen për veprime fiktive, shmangie të TVSH-së dhe shpërdorim detyre për 2 inceneratorët, të Fierit dhe Elbasanit.
Aksioni i uniformave blu me urdhër të Prokurorisë së Posaçme është ende në vijim e sipër dhe për momentin s’ka njoftim zyrtar.