Prokurorë të SPAK kanë zbarkuar në Durrës me mandat arreste, ndërsa po ushtrojnë kontrolle në dy banesa, në lagjen 15 dhe 6.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Oficerët e SPAK nuk kanë përfshirë në këtë aksion policinë, ndërkohë që dyshohet se bëhet fjalë për çështjes trafiku droge.
Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë u zbuluan 33.5 kg kokainë në arkat me banane, teksa dyshime u ngritën edhe për kontejnerët e tjerë, por nuk dihet nëse ky aksion i sotëm lidhet me këtë çështje.