Priti Patel është një nga politikanet më të njohura të Partisë Konservatore në Britaninë Madhe. Ajo është politikanja që ka qenë ministre e Brendshme, përpara Suella Braverman, e cila hyri në polemikë me shqiptarët, duke i diksriminuar për hir të atyre që udhëtojnë në mënyrë klandestine në Britani.
Pate, e cila thuajse ka të njëjtin profil me Braverman pasi vjen nga një familje ugandeze-indiane, pra familje emigrantësh, ka sfiduar kolegen e saj, në një aktivitet me shqiptarët në Londër.
Pratel ka promovuar biznssin e dy vëllezëreve me origjinë nga Kukësi.
“Nder i madh t’i bashkohem Ylli dhe Abi Vatës, si dhe stafit të tyre për të hapur pubin e tyre fantastik “The Green Man Little Braxted”. I uroj Yllit e Abit, sukses me biznesin e tyre.
Ju ftoj të vizitoni barin e restorantin e tyre të klasit të parë me ushqime shumë të shijshme”, shkruan deputetja konservatore që është zgjedhur në zonën e Londrës që banohet kryesisht nga emigrantë. Patel ishte ministrja në detyrë që firmosi shpalljen non grata të Sali Berishës.
TemA