Tirana pret më 6 dhjetor Samitin BE – Ballkani Perëndimor, Veliaj takon presidentin Begaj: Do bëjmë më të mirën

1 Minuta Lexim

Tirana është përzgjedhur si qyteti ku do të mbahet Samiti i ardhshëm i BE – Ballkani Perëndimor më datën 6 dhjetor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim sot me kreun e shtetit Bajram Begaj për të diskutuar mbi mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, që është një nga më të rëndësishmit.
“Ishte kënaqësi e veçantë t’i uroja formalisht Presidentit Bajram Begaj detyrën e re si bashkues e udhëheqës i kombit tonë. Me lidershipin e ri në Presidencë, Tirana do të mirëpresë dhjetra delegacione presidenciale në vijim – do bëjmë më të mirën për përfaqësim dinjitoz”, thekson Veliaj në një postim në rrjete sociale.
Tirana është aktualisht dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë ku përgjatë një viti janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme, ndërkohë që për 2023, është përzgjedhur si Qyteti Europian i Sportit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull