Dështoi kërkesa për ndryshimet kushtetuese sonte!

2 Minuta Lexim
Nga Bahri Cani-
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar sot gjatë ditës ndryshimet kushtetuese që do të mundësonin zgjedhjen e Presidentit drejtpëdrejt nga populli dhe jo në Parlament.
Amandamentet e propozuara kushtetuse janë hartuar para rreth 15 vitesh, por ato nuk kaluan, për shkak të mungesës së kuorit të kërkuar me Kushtetutë.
Për miratimin e ndryshimve kushtetuese kërkohen 80 përqind e votave, duke përfshirë këtu edhe dy të tretat e votave të deputetëve të minoriteteve.
Në Kuvend kishte vetëm 9 deputetë joshqiptarë, ndaj propozimi nuk u hodh fare në votim.
Me një fjalë, sonte nuk kaloi propozimi për ndryshimet kushtetuese dhe për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të propozimit. Seanca është ndërprerë dhe nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca me këtë temë.
Por pak më pas pritet një seancë tjetër për zgjedhjen e Presidentit të ri. Deri tani ka vetëm një kandidat, Glauk Konjufca i LVV. Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë propozim tjetër apo edhe kjo seacnë do të dështojë, e më pas fillojnë interpetimet e afateve ligjore për Presidentin dhe zgjedhje te jashtëzakonshme.
Për fund po e them edhe një mendim personal: Mënyra e zgjedhjes së Presidentit në Kosovë duhet të ndryshojë, por ky proces duhet të trajtohet me kujdes, sepse kjo mund të nënkuptojë edhe ndryshimin e sistemit politik dhe të kompetencave të Presidentit. Sidoqofte, sonte dështoi përpjekja për ndryshime.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull